Zhvillmet me Sofjen, Osmani: Vazhdojmë me implementimin e obligimeve

01.11.2022 19:08

Shkupi dhe Sofja vazhdojnë me implementimin e obligimeve....

Shkupi dhe Sofja vazhdojnë me implementimin e obligimeve të dala nga propozimi francez, pa marrë parasysh se kuvendi i fqiut lindor po ballafaqohet me pamundësinë e formimit të qeverisë, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Në takimet që pritet t’i zhvillojë javën e ardhshme, Osmani do të bisedojë me institucionet dhe partitë bullgare në drejtim të punëve që duhet realizuar.

“Ne tani nuk kemi dialog të hapur me Bullgarinë, për shkak se kemi marrëveshje të arritur dhe tani merremi me implementimin e obligimeve  tona. Ne komunikojmë me institucionet atje edhe pse janë të përkohshme dhe teknike. Unë planifikoj javën e ardhshme  të kem vizitë bilaterale në Sofje  dhe përveç institucioneve, do shpreh vullnetin të takoj edhe partitë politike që janë të përfaqësuara në parlament për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale në raportet  mes dy vendeve” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Nikolla Vapcarov” mbeti pa organizatorë, Osmani: Ishte e pritshme të ndodhte

Osmani foli edhe për mbylljen e  organizatës që hapi qendrën kulturore maqedonase “Nikolla Vapcarov”  në Bllagoevgrad, për të cilën autoritetet bullgare  kanë sjellur vendim për likuidim.

Janë pritur aksione të këtilla, që kur u mësua se kush qëndron financiarisht prapa kësaj iniciative, deklaroi Osmani

“Ne e dinim se ajo është sabotim i interesave të bashkësisë dhe  se në fund do të mbarojë  në dëm të atyre qytetarëve. Mendoj se është koha të pyeten ata politikanë që shkuan të përfitojnë  poena politik. Tash le të sqarohen dhe arsyetohen” – u shpreh Osmani.

Këto komente Ministri i Jashtëm, Osmani, i bëri në takimin e tij me homologun nga Kazakistani, Myhtar Tleuberdi, i cili qëndroi në Shkup për të përcjellur thellimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar mes dy vendeve  si dhe përforcimin e raportit diplomatik, ku u paralajmërua edhe hapja e ambasadës së Kazakistanit në Shkup vitin e ardhshëm. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)