Blerina Seferi arrin suksesin e parë të vitit
Kampionia ballkanike në xhudo, Blerina Seferi (52kg), e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2015 duke triumfua në turneun ndërkombëtar që u zhvillua gjatë fundjavës në Jena të Gjermanisë...

“Shqiponja e Shipkovicës” deri tek ky sukses arriti pasi mposhti katër kundërshtaret e saj, prej tyre edhe nënkampionen e kupës evropiane, Jana Zigler.
Me suksesin e aritur ka qen shumë e kënaqur Seferi, duke thënë se pret nga viti 2015 edhe sukese tjera si në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare.
“Për këtë eveniment u përgatita maksimalisht pasi e dija se do jetë garë shumë e fuqishme. Në fillim sipas konkurrencës mendova se do ta kem shumë vështirë pasi në grup kisha nënkampionen e kupës evropiane, Jana Zigler, por nuk doli ashtu pasi atë unë e mposhta për 20 sekonda me Ippon, ndërkohë që edhe në finale kalova mirë duke e mposhtur Lena Bach poashtu me Ippon”, tha Bleri, duke shtuar se tani më 1 shkurt e pret edhe një garë.
“Këtë fundjavë do të jetë kampionati i Hamburgut. Nuk mendoj se do kem konkurrencë por e kam patjetër të garoj”, deklaroi Blerina Seferi.
