VMRO-DPMNE: Propozim-ligj për vikend pa TVSh

01.11.2022 18:33

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar propozim-ligj....

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar propozim-ligj për vikend pa TVSh për produktet ushqimore. Kjo masë duhet të vlejë derisa zgjatë gjendja e krizës thonë nga kjo parti, me çka do t’u ndihmohej qytetarëve të ushqehen.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni për rindërtimin e Maqedonisë gjatë ditës së sotme do të parashtrojë deri te kuvendi propozim ligj për vikend pa TVSh. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për afërsisht 30% deri në shtator, ndërsa te produkte të caktuara shtrenjtimi arrin në 50%. Pushteti për shkak të çmimeve të larta grumbullon mjete të shumta nga TVSh dhe të njëjtat i shpenzon për të blerë oktopod, biftek dhe vegla ari. Me propozim ligjin e VMRO-DPMNE-së çdo vikend derisa zgjat gjendja e shpallur e krizës, përkatësisht deri më 30 prill kërkojmë të jetë vikend pa TVSh për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe patjetër të heq dorë nga disa miliona që tu ndihmojë qytetarëve të ushqehen.”,- u tha nga VMRO.