Maqedoni

Kuvendi vazhdon me seancën e 88-të

02.11.2022 09:53

Në Kuvend për sot u caktua vazhdimi i seancës së 88-të, ku në rend të ditës, mes tjerash...

Në Kuvend për sot u caktua vazhdimi i seancës së 88-të, ku në rend të ditës, mes tjerash, janë edhe ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe parti politike.
 
Në kuadër të kësaj seance, dje deputetët e kanë miratuar Vendimin për risistemimin e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve për vitin 2022, ndërsa debatuan edhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, si dhe për plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës, me procedurë të shkurtuar.
 
Po ashtu, debate të përgjithshme mes tjerash ka pasur edhe për Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Ligjit për mbrojtje sociale.