Botë

Pakistani do të importojë 30,000 ton grurë nga Rusia

02.11.2022 10:15

Pakistani ka miratuar një marrëveshje për të importuar 30,000 ton grurë nga Rusia pas përmbytjeve...

Pakistani ka miratuar një marrëveshje për të importuar 30,000 ton grurë nga Rusia pas përmbytjeve që shkatërruan furnizimin e brendshëm të vendit të Azisë Jugore.
 
Marrëveshja, e miratuar nga Komiteti i Koordinimit Ekonomik të Pakistanit (ECC), u miratua të hënën për të blerë grurin nga Prodintorg, një ndërmarrje shtetërore ruse, sipas një deklarate të qeverisë.
 
Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Pakistani u godit nga përmbytjet shkatërruese që vranë më shumë se 1,100 njerëz dhe ndikuan 33 milionë të tjerë.
 
Përmbytjet, të cilat kryeministri i Pakistanit e quajti “më të rëndat në historinë e vendit”, shkatërruan furnizimin me ushqim të vendit pasi uji mbuloi miliona hektarë të mbjella dhe zhduku qindra mijëra bagëti. /abcnews.al/