Botë
Shtatë ushtarë ukrainas humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit
26.01.2015 11:03
Shtatë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa 24 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në luftërat në pjesën lindore të Ukrainës, kumtoi sot zëdhënësi i armatës ukrainase, Vlladisllav Seleznjov...

Luftërat në këtë pjesë të vendit janë më të rënda nga arritja e marrëveshjes për armëpushim në shtator të vitit të kaluar. Separatistët prorus filluan ofensivë ndaj qytetit port Mariupolj dhe u kërcënuan se do ta rrethojnë qytetin Debalcevë, ku sipas Seleznjovit, udhëhiqen luftëra më të rënda.
Një karvani i automjeteve të Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme me ndihmë humanitare për në Donbas do të niset nesër nga rajoni i Moskës deri në rajonin e Rostovit.
Sipas kumtesës, kjo është vetëm një pjesë e karvanit, i destinuar për rajonet e Donjeckut dhe Luganskut, i cili tërësisht do të formohet në rajonin e Rostovit./mia
