Botë

Tensione mes dy Koreve, veriu sulmon me 10 raketa, Seuli kundërpërgjigjet

02.11.2022 12:22

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës....

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës.

Fillimisht të martën Peniani  lëshoi 10 raketa me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit të Japonisë, si një kundërpërgjigje për manovrat ushtarake që Korea e Jugut po zhvillon po  me ushtrinë amerikane. Seuli thotë se raketat e lëshuara nga Koreja, kanë shkelur hapësirën e tyre, prandaj Seuli  tre orë më pas, u kundërpërgjigj këtë të mërkurë duke lëshuar 3 raketa në pjesën veriore detare të kufirit ndërkorean.
 
Një ditë më parë Koreja e Veriut paralajmëroi se Koreja e Jugut dhe SHBA-,  do të paguanin “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse do të vazhdonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore.