Futboll

Pensionohet Riquelme

26.01.2015 11:57

Ikona e Argjentinës dhe e futbollit, Juan Roman Riquelme ka njoftuar se ai do pensionohet nga futbolli profesional...

36-vjeçari ka luajtur për Boca Juniorsin, Barcelonën dhe Villarealin para se të kalonte tek Argentinos Juniors në ditët e fundit të karrierës së tij.

Edhe pse u kërkua nga disa klube amerikane, Riquelme ka vendosur që t'i jap fund karrierës së tij afatgjate. ''Unë kam vendosur që të mos luajë më futboll.

"Tani unë jam vetëm një tifoz. Unë do të shkoj dhe do vuaj në stadium. Unë jam shumë i kënaqur me karrierën që kam pasur''. ''E kam shijuar futbollin në maksimum. Unë shpresoj se njerëzit e kanë shijuar atë së bashku me mua. Unë u përpoqa që të kem një kohë të mirë''. ''Unë u përpoqa për të dhënë gjithçka që mundja te tifozët e Bocas, Argjentinës, Villarrealit dhe Barcelonës, në ekipet e të rinjve dhe të ekipit të plotë''. "Unë jam dikush që merr vendime me qetësi, i cili mendon shumë. Është e qartë se tani unë do të jem në pushim, unë do kem argëtim, do ta shijoj kohën me fëmijët''. ''Që tani e tutje jeta ime e futbollit përfundon dhe një jetë e re fillon. Le të shohim se çfarë ajo mban'', tha ai pas pensionimit. 

Riquelme fitoi pesë tituj të ligës, tre Copa Libertadores me Boca Juniors dhe ngriti lart kupën Intertoto me Villarealin. Ai u zgjodh katër herë si lojtari më i mirë argjentinas, për herë të parë në vitin 2001, kurse për herë të fundit 2011.