Maqedoni

Gazetarët kërkojnë mbrojtje gjatë punës, SHGM-SKGPM: Ndryshime në Kodin Penal, ose bojkot

02.11.2022 14:32

Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata i Kameramanëve, gazetarëve dhe punëtorëve medial...

Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata i Kameramanëve, gazetarëve dhe punëtorëve medial, kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal për të siguruar mbrojtje më të madhe të gazetarëve. Tani më shumë se kurrë është e nevojshme të trajtohet sulmi ndaj një gazetari si sulm ndaj një zyrtari. Nëse qeveria qëndron e shurdhër ndaj kërkesave të shoqatave të gazetarëve, ata njoftojnë se do të dalin para Kuvendit - thonë nga Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata. 
 
“Pothuajse një vit e gjysmë presim që deputetët në Parlament të guxojnë dhe të bëhen bashkë për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, në vend që të merren me lojërat e tyre të pafundme politike. Kërkojmë që menjëherë të futen në rend dite dhe të votohen, përndryshe do të kuptojmë se liria e gazetarëve, Kameramanëve, dhe punonjësve medial nuk është prioritet i këtij Kuvendi.”,- deklaroi kryetari i ShGM–së, Mlladen Çadikovski.
 
“Bëhen 17 muaj prej kur Qeveria, pra Ministria e Drejtësisë, i ka dërguar këto amendamente në Kuvend për miratimin e tyre – por pa rezultat. Ne ende numërojmë dhe raportojmë sulmet, por nuk kemi rezultate, gjë që na shqetëson më shumë. Mosndëshkimi vazhdon. Për këtë arsye ju kujtojmë edhe një herë premtimet zgjedhore se duhet urgjentisht të zbatohen ndryshimet ligjore për sulmet ndaj gazetarëve.”,- u shpreh kryetari i SKGPM-së, Pavlle Bellovski.
 
Në vitin 2020 ka pasur 14 sulme ndaj gazetarëve, tetë prej të cilave ndaj gazetareve femra. Vetëm dy përfunduan me një vendim gjykate. Në vitin 2021, tetë sulme. Këtë vit, deri më tani janë regjistruar gjashtë sulme. Ky është vetëm numri që është raportuar, thonë nga shoqatat. Një pjesë e atyre që nuk raportuan është për shkak të rrezikut të censurës dhe autocensurës. Nëse qeveria qëndron e shurdhër ndaj kërkesave të shoqatave të gazetarëve, ata njoftojnë se do të dalin para Kuvendit dhe do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave që prekin profesionin e gazetarit.

GYLTENE SINANI