Futboll

Roma ndalet ne “Artemio Franki” nga Fiorentina duke ngelur -7 nga Juve, kurse ne La liga Valencia e Shkodran Mustafit fiton derbin me Seviljen 3 -1

26.01.2015 12:37

Roma gabon dhe i jep mundësi Juventusit të thellojë avantazhin në krye të klasifikimit në Serinë A...

Në përballjen javës se 20-¬të, e para për gjysmën e dytë të kampionatit, verdhekuqtë nuk shkuan dot më tepër se një barazim 1¬1 në shtëpinë e Fiorentinës.
 
Në “Artemio Franki” të Firences pjesa e parë flet për vendasit, të cilët gjejnë epërsinë me Mario Gomezin në minutën e 19¬të. Pas pushimit në fushë shfaqet një tjetër Romë, që gjen menjëherë barazimin me Adem Ljajiçin 49’, por pa mundur dot të gjejë edhe golin e fitores.
 
Ky rezultat e lë skuadrën e Rudi Garsias shtatë pikë pas Juventusit kryesues, kurse formacioni vjollcë ndodhet ¬3 nga zona Champions.
 
Valencia ka arritur të mposhtë me rezultatin 3:1 Sevillën në ndeshjen e zhvilluar për Kampionatin Spanjoll.
 
Skuadra e Valencias ka mundur të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në këtë derbi.Për Valencian ka shënuar Parejo 18’p dhe 32’ dhe Fuego 56’, ndërsa për Sevillën shënoi Bacca (36’).
 
Në fushën e lojës ka qenë edhe Shkodran Mustafi.Valencia me këtë fitore shkon në vendin e katërt, ndërsa Sevilla në vendin e pestë.