Botë

“Ebola”, reforma në OBSH për shkak të trajtimit joadekuat

26.01.2015 12:55

Disa dhjetëra vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e pranuan rezolutën me të cilën parashikohen reforma në organizatë...

Disa dhjetëra vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  e pranuan rezolutën me të cilën parashikohen reforma në organizatë, pas kritikave të ashpra të marra për shkak të reagimeve joadekuate të epidemisë së “Ebolës” në Afrikën  Perëndimore.
 
"OBSH të cilën e kemi, nuk është OBSH­ja e cila na nevojitet"- deklaroi Tom Friden, drejtor i Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, duke theksuar se vendimet në organizatë shpeshherë janë miratuar nga arsye politike, e jo nga arsye shkencore. 
 
Drejtoresha e përgjithshme e OBSH­së, Margaret Çan, pranoi se kjo organizatë "tepër ngadalë e ka parë rëndësinë e epidemisë", e cila mori më shumë se 8.600 jetë, kryesisht në Guine, Liberi dhe Siera Leone.
 
Me rezolutën e miratuar nga këshilli ekzekutiv i OBSH­së, mes tjerash, parashikohet edhe krijim i fondit për situata urgjente, me të cilin do t'u përgjigjet krizave shëndetësore në botë.
 
Gjithashtu, është paraparë edhe formim i ekipit rezervë të punëtorëve mjekësorë, të trajnuar për luftë kundër epidemive.