Maqedoni
Grubi–Geer: Ndryshimet kushtetuese, çelësi i vazhdimit të procesit të integrimit
02.11.2022 17:58
Zëvendëskryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi...
Zëvendëskryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Europian në vend, ambasadorin David Geer. Grubi dhe Geer kanë biseduar edhe për ngjarjet e brendshme politike në vend, me fokus rrjedhat europiane dhe integrimin si dhe ecurisë së suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave. Nevoja e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen europiane të vendit, ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Gir por edhe vendimet që në periudhën në vazhdim duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social nga të gjithë aktorët politik dhe shoqëror.
Në takim është diskutuar mbi Shpalljen për përkrahje të Organizatave Joqeveritare, si mbështetje kjo që vazhdon nga ana e Qeverisë. Procesi do jetë shumë transparent pasi që në të janë përfshirë përfaqësues nga disa institucione si dhe nga Këshilli për përkrahje të organizatave joqeveritare, ndërkohë që janë ftuar edhe përfaqësues nga Bashkimi Europian për të marrë pjesë në gjithë procesin përzgjedhës.
