Maqedoni
Tryeza e përbashkët, Ademi: 20% të mos prezantohet si agjendë etnike
02.11.2022 18:09
BDI dhe ASH ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa,,,

Bdi dhe ASh ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa, në lidhje me heqjen e përkufizimin 20%. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, thotë se për këtë nuk ka rezistencë nga partitë maqedonase dhe për këtë nuk e sheh të arsyeshme që kjo çështje të prezantohet si agjendë etnike.
“Është çështje e domosdoshme, çështje e nevojshme që nuk shkon në dëm të askujt dhe është si rezultat i pjekurisë politike e shoqërore në vend që duhet ta demonstrojnë të gjitha partitë politike. Prandaj, jam më se i interesuar edhe njëherë nga të dyja partitë politike maqedonase relevante në vend të dëgjojë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje. Dhe kur ata vet theksojnë se duhet të bëhet një korrigjim i tillë pse ta prezantojmë si çështje e agjendë etnike. Jemi të interesuar të gjitha partitë të jenë ON Bord, të sigurojmë dy të tretat, të ecim rrugën europiane, të bëjmë ndryshimet kushtetuese të cilat kërkohen për të ardhmen tonë evropiane.”,- deklaroi deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
Zeneli: Është diçka që e debatojmë që 20 vjet
Por, Fadil Zeneli nga Lëvizja Besa tha se nuk bëhet fjalë për një çështje të re, e takimi i partive shqiptare nuk nënkupton në asnjë moment se përjashtohet komunikimi edhe me partitë maqedonase.
“Nga partitë politike shqiptare ka gatishmëri që të bisedohet rreth kësaj teme. Pak a shumë, të gjithë kanë manifestuar në deklarimet publike se ka gatishmëri të bisedohet, por qëndrimin e tyre konkret do ta shohim në momentin kur do të pozicionohen qartë se çka mendojnë rreth kësaj iniciative, që nuk është iniciativë që është nga Lëvizja Besa ose nga ndonjë subjekt, është diçka që debatohet brenda këtyre 20 viteve të fundit. Shumë herë ka qenë çështje debate. Sa i përket iniciativës që ishte përmes mediumeve nga ana e kryeministrit, ende nuk ka ftes që e kemi marrë që të mund ta shqyrtojmë. Në momentin që do e marrim do vendosim për të.”,- deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
Zendeli thotë se pasi bëhet fjalë për çështje që nuk prek interesat e askujt dhe është në frymën e MO-së, pret që të japë rezultat pozitiv dhe të forcojë edhe më shumë shtetin.
