Maqedoni
Qeveria ngrin çmimin për drunjtë për ngrohje e peletat
02.11.2022 18:42
Qeveria, në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara...

Qeveria, në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje.
Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500 denarë për metër katror ose deri në 6.429 denarë për metër kub .Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin. Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2022. Qeveria po ashtu miratoi Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%.
