Maqedoni

Parregullsi në raportin e punës, Sali shkarkon drejtorin e KUSF-së, Alajdin Memedi

02.11.2022 19:39

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, ka shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ...

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, ka shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedin 
 
“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.”, thuhet në njoftim.