Basketboll
Golden State dhe Atlanta nuk ndalen
26.01.2015 13:21
Golden State dhe Atlanta vazhdojnë me paraqitjet maestrale, duke dominuar plotësisht në të dyja konferencat...

Voriorsat arritën të mposhtin edhe Bostonin me 114:111, për të regjistruar fitoren e 19-të të njëpasnjëshme në shtëpi, me ç`rast u bën vetëm ekipi i nëntë në historinë e NBA-së, që në 42 takimet e para, ka regjistruar plot 36 fitore.
Klay Thompson nuk ishte në formën e sfidës së kaluar, por megjithatë ishte më efikasi, me 31 pikë, ndërsa Stefon Keri shtoi 22 poena e 11 asiste.
Me paraqitjet e përkryera vazhdon edhe Atlanta, që po kalon nga një fazë e shkëlqyeshme. Hauksat, regjistruan edhe fitoren e 16-të në seri, duke mposhtur kësaj rradhe Minesotën, me 112:100.
Dyshja Pol Millsap dhe Al Horford vazhdojnë të bartin ekipin më të mirë në konferencën e Lindjes, duke kontribuar në fitoren e 37 të sezonit me 20, respektivisht 19 pikë.
Nga ndeshjet tjera, veçojmë fitoren e re të Klivlendit, të gjashtën në seri, që e korri kundër Okllahomës, si dhe triumfin e San Antonios ndaj Millvokit.
MUSTAFA ADEMI
