Botë

Rusia “zhbllokon” drithin, 10 milion ton nisen nga Ukraina

03.11.2022 12:07

Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi...

Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së vendit.
 
Në një postim në Telegram, ministria tha se produktet janë dërguar në 43 vende, përfshirë Omanin dhe Kinën. Kjo vjen pasi Rusia rifilloi dje pjesën e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit të ndërmjetësuar nga OKB.
 
Në fundjavë, Moska u tërhoq nga marrëveshja pasi pretendoi se Ukraina kreu një “sulm terrorist” në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, që thuhet se shkaktoi dëme të vogla në një anije. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.
 
Marrëveshja mundëson dërgimin e miliona tonë drithërave të Ukrainës përmes porteve të bllokuara dhe synon të ndihmojë në shmangien e urisë në vendet më të varfra.