Maqedoni

Alarmet për bomba në shkolla, policia liron të ndaluarin pas marrjes në pyetje

03.11.2022 12:29

Pas marrjes në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski...

Pas marrjes në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat e Shkupit.
 
“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
 
Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë në shkolla.
 
“Paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e njerëzve të pafajshëm! Me përgjegjësi pretendojmë dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka ndonjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në reagimin e “Konzervativa.mk”.