Botë

Sulmohet ish-kryeministri pakistanez, qëllohet me armë në këmbë

03.11.2022 14:19

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është qëlluar në këmbë...

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është qëlluar në këmbë, në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte një tentimvrasje.
 
Raportohet se një person hapi zjarr, derisa ish-kryeministri po mbante një fjalim para mbështetësve të tij në Wazirabad.
 
Gazetarja e Sky News, Cordelia Lynch që ishte në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se po qëndronte pranë Khanit dhe kishte parë momentin kur politikani pakistanez është qëlluar.
 
Khan është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse mbështetësit e tij thanë se ai i mbijetoi tentimvrasjes.
 
Në anën tjetër, policia pakistaneze nuk ka dhënë detaje për këtë sulm apo nëse personi që ka shtënë mbi Khanin është arrestuar.