Maqedoni

Bytiqi: Buxheti për infrastrukturën rrugore në vitin 2023 do të jetë 350 deri në 450 milion euro

03.11.2022 15:03

Vendi ngec në realizimin me kohë të infrastructures rrugore, andaj është me rëndësi që të ndryshohet qasja...

Vendi ngec në realizimin me kohë të infrastructures rrugore, andaj është me rëndësi që të ndryshohet qasja, tha zv/kryeministri Fatmir Bytyçi. Ai tha se tani është koha e duhur për të aplikuar praktikat më të mira nga vendet e zhvilluara në mënyrë që të mos hasim probleme si më parë në ndërtimin e rrugëve.  

“Atë që e kemi patjetër të përmirësojmë është realizimi I projekteve. Duhet ta ndryshojmë këtë situatë që ekziston prej 30 vitesh. Planifikimi i mirë dhe cilësor do të lehtësojë realizimin e tyre dhe planifikimi i duhur dhe real do të na mundësojë të mos përballemi me probleme si ato aktuale. Rrugët si një nga segmentet bazë të infrastructures janë ngushtë të lidhura me zhvillimin dhe rritjen ekonomike”, u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

Për vitin e ardhshëm 2023 buxheti për infrastrukturën rrugore do të jetë prej 350 deri më 450 milion euro, që paraqet nivelin më të lartë historic për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ifrastrukturës rrugore tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Bocvarski.

“Jemi në pritje të përfundimit të procedurave të cilat I udhëheq NP Rrugët Shtetërore për përzgjerdhjen e konsultuesit dhe organit mbikqyrës për të hyrë në hapin e ardhshëm të procedures, fillimin e ndërtimit të korridorit 8, pjesët Tetovë-Gostivar, Gostivar- Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Bocvarski.

Gjatë ndërtimit të rrugëve problemet më të shpeshta janë ato me përgaditjen e dokumentacionit tha drejtori i Rrugëve Shtetërore Ejup Rustemi. Ai tha se nevojitet bashkëpunim më I madh me në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit.

“Ne si institucion që merremi me ndërtimin, rikonstruksionin, rehabilitimin dhe menaxhimin e rrugëve, shpeshherë jemi përballur me problemin e pjerrtësive që shfaqen në projekte dhe ndërtime rrugësh. Besoj se në të ardhmen është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen e dokumentacionit të projektit të përkushtohen sa më shumë që të arrihet një nivel më i lartë i cilësisë së dokumentacionit të projektit, veçanërisht në pjesën e projektimit të pjerrësisë”, u shpreh drejtori i Rrugëve Shtetërore Ejup Rustemi.

Këto deklarata u dhanë gjatë evenimentit “Kongresi i dytë të rrugëve të Maqedonisë 2022” organizuar nga Shoqata për rrugë. Tubimet e tilla janë një mundësi reale për komunitetin profesional që të shkëmbejë përvoja për të tejkaluar problemet që dalin gjatë realizimit të projekteve, thane të pranishmit në këtë eveniment.

ERSAN PAJAZITI