Maqedoni

Kasami: Po ulet borxhi i komunës së Tetovës

03.11.2022 15:43

Është ulur për një milion euro borxhi i komunës së Tetovës edhe përkundër investimeve kapitale...

Është ulur për një milion euro borxhi i komunës së Tetovës edhe përkundër investimeve kapitale që janë realizuar deklaroi sot kreu i komunës se Tetovës Bilall Kasami. Kreu i Tetovës tha se ndërmarrja e parkingjeve dhe drejtorit e shkollave kanë një bilanc pozitiv dhe, sipas tij, janë duke punuar në situatë stabile.
 
“Komuna nga 14 milion euro tani ka 13 milion euro. Shkollat funksionojnë në mënyrë të rregullt pa borxhe të akumuluar,janë obligimet e përditshme që kryejnë në bazë të buxhetit që e kanë. Borxhi i përgjithshëm i komunës nga 24 milion euro tani është 23 milion euro.”,- tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Sa i përket situatës në NPK Tetovë në të cilën është rritur borxhi, Kasami fajin e hedh te kriza ekonomike, dhe deklaroi se rishqyrtohet mundësia për partneritet publik privat.
 
“Situatë në ndërmarrjen komunale është po e njëjta të them, pasi patë edhe rritje të pagës minimale dhe kjo ka rritur shpenzimet e ndërmarrjes, si dhe rritja e energjisë elektrike qe kemi disa pompa që kanë funksionuar dhe kanë rigjeneruar borxh shtesë. Kjo ndërmarrje ka një bilanc mujor prej 4 milion euro tani dhe po t’i inkasojmë të gjitha faturat,nuk mundë të mbulojmë shpenzimet e ndërmarrjes që janë në funksionimin e përditshëm. Në periudhën që vjen do prezantojmë një planë afatshkurtër dhe afat gjatë. Në planin afatshkurtër do t’i propozojmë këshillit, që komuna të intervenoj me përkrahje komunale me pagesën e borxheve të akumuluar sa i përket pagave të punëtorëve. Deri në fund të dhjetorit do të kemi besoj një studim fizibiliteti për futjen e partnerit privat apo funksionimin e ndërmarrjes me partneritet publik- privat.”,- u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Edhe Ndërmarrja e Transportit Publik nuk qëndron mirë në teren, kjo e fundit u subvencionua nga komuna e Tetovës me 3 milion denarë, dhe e njëjta pritet në fund te vitit të japë llogari për situatën financiare.
 
VISAR SADIKI