Botë

Të reshura rekorde të dëborës në SHBA, janë anuluar pothuajse 1.800 fluturime

26.01.2015 13:45

Bregu lindor amerikan, nga Filadelfia deri në Nju-Jork është goditur nga stuhia e dëborës që nuk mbahet mend...

Bregu lindor amerikan, nga Filadelfia deri në Nju-Jork është goditur nga stuhia e dëborës që nuk mbahet mend, ndërsa meteorologët parashikojnë se për shkak të të reshurave rekorde, shtresa e dëborës mund të arrijë deri në 90 centimetra.
 
Kompanitë ajrore kanë anuluar pothuajse 1.800 fluturime.
 
Shërbimi meteorologjik nacional ka dhënë paralajmërim për mot me borë në pjesën veriore të bregut lindor, ndërsa shtetet federale amerikane nga Nju-Xhersi deri në Indiana janë nën kanosje deri nesër.
 
"Kjo mund të jetë stuhia më e madhe e dëborës në historinë e këtij qyteti, paralajmëroi prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Blasio.
 
Ai kërkoi nga banorët e Nju-Jorkut t'i shmangin rrugët dhe të përgatiten "për diçka më të keqe, që deri tani nuk është parë".
 
Të reshurat më të mëdha të dëborës në Nju-Jork janë regjistruar më 11 dhe 12 shkurt të vitit 2006, kur janë matur 68 centimetra borë.
 
Meteorologët parashikojnë  se rajoni i Nju-Jorkut mund të mbulohet me 76 centimetra borë, ndërsa në disa periferi edhe më shumë./mia