Procesi i Berlinit për Ballkanin perëndimor: Tashmë lëvizje mes vete vetëm me letërnjoftime
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor....

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor prodhoi firmosjen e tri marrëveshjeve për integrim rajonal nga gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen: lëvizja lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor vetëm me letërnjoftim, njohje reciproke të diplomave të arsimit të lartë si dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale në fushën e mjekësisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz me deklaratë se Ballkani Perëndimor është preokupim i Gjermanisë dhe se Berlini zyrtar do të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve mes vendeve. Potencoi edhe ndihmat financiare për rajonin nënfushën e menaxhimit me krizën energjetike.
“Procesi i Berlinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Po zhvillohet për herë të tretë nga mikpritësi gjerman jam i gëzuar që e bindëm Ramën që të jetë mikpritësi i ardhshëm. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është preukopim i madh për mua. Për këtë do të jetë e nevojshme që të zgjidhen temat e konflikteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne dhe pjesëmarrësit e tjerë të do të mbështesim anëtarët dhe t’i ndihmojmë ata për krizën energjetike.”,- deklaroi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, me porosi se Bashkimi Evropian do të përpiqet në maksimum që vendet e Ballkanit të prosperojnë sa më shpejt. Por potencoi nevojën më efikase të zbatimit të reformave.
“E dimë se investimi në Ballkanin Perëndimor nuk është me rëndësi vetëm për Ballkanin, por edhe për paqen stabilitetin dhe sigurinë e tërë Evropës. Moszbatimi i reformave do të sjellë një ngadalësim të procesit. Metodika ka një qëllim të përshpejtojë procesin. Jep mundësi që procesi të përshpejtohet dhe mund të them se ndjej një erë ndryshimesh.”,- u shpreh kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kënaqur për marrëveshjet e arritura mes vendeve ballkanike në këtë takim.
“Duhet të them se kemi rajon të bashkuar në kohën e komplikuar. Sekreti publik është procesi i Berlinit. Nuk jemi lënë anash, s’jemi vetëm, këtë e dëshmoi edhe vizita e kryetares së KE-së, Von der Leyen, në rajonin tonë. Duam t’i shohim gjërat duke lëvizur në drejtimin të integrimit më të shpejtë, të kemi prezencë më të madhe nga Gjermania dhe vendet e BE-së edhe në sektorin privat dhe jo vetëm në atë publik. Është me rëndësi çka nënshkruam sot. Kjo marrëveshje është marrëveshje për të cilën jemi përpjekur me vite.”,- u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama foli edhe për raportet Kosovë–Serbi. Kërkoi nga dy vendet t’i bëjnë detyrat që ua jep BE-ja dhe të jenë më serioz.
“Duhet të them pikë së pari se plani i ri franko-gjerman që i është ofruar Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët duhet ta marrin seriozisht dhe ka ardhur koha ta shohin si një gjë të rëndësishme. Dua të them se pavarësisht se si do të shkojë zgjerimi jemi në një nivel tërësisht të ndryshëm bashkëpunimi me BE-në.”,- theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kancelari gjerman Sholz u zotua se do të angazhohen që të ketë rezultate edhe në mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përmendur si sukses proceset që kanë nisur me RMV-në dhe Shqipërinë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
