Bujqësi, projekte për konsolidimin e tokave
Nga parcela të copëtuara dhe të vogla....

Nga parcela të copëtuara dhe të vogla, në formë të çrregullt, larg njëra tjetrës në një tërësi gjeografike të rrumbullakosur. Grupimi dhe konsolidimi i tokave bujqësore për të përfituar toka më të mëdha, me formë të rregullt, të përshtatshme për prodhime bujqësore dhe me akses të veçantë në infrastrukturën rrugore dhe sistemet e ujitjes.
“Ky problem strukturor, i cili është kryesor për përparimin e bujqësisë të RMV-së është duke u zgjidhur”, tha ministri bujqësisë Lubço Nikollovski. “Procesi i konsultimit të tokës bujqësore ofron mundësi shumë të gjera dhe jo vetëm për zhvillimin e bujqësisë, konsultimi më i qëllimshëm i tokës mund të lehtësojë zbatimin e projekteve që integrojnë më shumë synime publike si ruajtja e natyrës, ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe projekte të mëdha infrastrukturore.”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Shumica e kompanive bujqësore në RMV janë më të vogla se dy hektarë, kundrejt 16,6 hektarëve të madhësisë së tyre mesatare në Bashkimin Evropian. Projekti i ri, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të fokusohet në përmirësimin e politikës kombëtare, kuadrit institucional dhe rregullator për konsolidimin e tokave.
“Më vjen shumë mirë që kemi një projekt të ri të BE-së prej 1.2 milionë euro, një milion nga BE-ja dhe 200 mijë euro nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë.”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
“Zbatimi i programit kombëtar për tokat bujqësore, i mbështetur nga projekti MAINLAND, e pozicionoi Maqedoninë e Veriut si lider në rajon në zbatimin e reformave të tilla komplekse strukturore të tokës.”,- tha zëvendëspërfaqësuesi rajonal i organizatës së ushqimit dhe bujqësisë, Nabil Gangi.
Projekti i ri do të zbatohet në një periudhë 42 mujore, nga gushti 2022 deri në janar 2026. (Sedat Selimi, TVM2)
