Tenis

Mësohen çerekfinalistët e të dyja kategorive në Australia Open

26.01.2015 15:10

Tenisti më I mirë në botë Novak Xhokoviç ka mundur Zhiler Miler me 3-0 në sete duke u plasuar në çerekfinalen e Austarlia Openit...

Tenisti sërb akoma nuk ka humbur asnjë set në Melburn, duke regjistruar çerekfinalen e 23 me radhë sa u përket Grend Slem Turneve.  Xhokoviç ishte vigjilent para sfidës me 31 vjeçarin nga Luksemburgu, kështuqë me meritë triumfoi edhe pse nuk shkëlqeu në këtë sfidë.
 
Në çerekfinale Xhokoviç do të përballet me Millosh Raoniçin I cili më herët mundi Felisijano Lopezin me 3-2 nsë sete.
 
Stanislas Wawrinka ka arritur të shënojë fitore ndaj Guillermo Garcia Lopezit. Mbrojtësi i titullit nga Zvicra dhe bartësi i katërt i turneut i është revanshuar Lopezit për një humbje të mëparme, derisa sot e mposhti 3-1 në sete. Wawrinka raundin tjetër ndeshet me japonezin në formë, Kei Nishikori i cili ka arritur sukes më të madhe në karrierën të tij në këtë turne pas fitores nda spanjollit David Ferer 3-0 nw sete.
Te femrat, Venus Williams, ka arritur që me fitore 2-1 ndaj Agnieszka Radwanskas të sigurojë çerekfinalen e Australian Openit. Amerikanja 34 vjeçe po vazhdon ëndrrën e saj kështu, duke arritur për herë të parë në një çerekfinale në 5 vitet e fundit nëpër Grand Slame. Përndryshe, gjashtë herë fituesja e Grand Slameve Venus, nuk ka arritur asnjëherë të fitojë turneun e Melbourne-it. Venus vuan nga sindromi i Sjogrenit, me të cilën luftoi shumë derisa u kthye në terrene të tenis.
 
Motra e saj Serena përndryshe numri një I  botës ka mposhtur goditësen e fortë, Garbine Muguruza, 2-1 në sete. Ndwrsa finalistja e vitit të kaluar, Dominika Cibulkova, e pret Serenën në çerekfinale.
 
Tenistja sllovake, Dominka Cibulkova, ka luftuar për të arritur në tetëshen më të mirë të vashave të sotme në Australian Open. Ajo ka mposhtur dy herë kampionen, që ka qenë në formë edhe në këtë turne, Victoria Azarenka, 2-1 në sete, në një ndeshje interesante.