Botë

Olaf Scholz për herë të parë viziton Kinën: Në axhendë, marrëdhëniet Europë-Kinë

04.11.2022 12:53

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe një delegacion biznesi zbarkuan në Pekin në vizitën e parë të një udhëheqësi të një vendi të G7 në Kinë...

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe një delegacion biznesi zbarkuan në Pekin në vizitën e parë të një udhëheqësi të një vendi të G7 në Kinë në tre vjet. Scholz dhe të gjithë delegacionit iu nënshtruan testet e COVID-19 pas uljes.
 
Vizita e një burreshtetasi europian, do të testojë marrëdhëniet midis Pekinit dhe Perëndimit pas vitesh tensionesh në rritje. Gjatë takimit të tyre të parë ballë për ballë që kur Scholz mori detyrën, të mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit, Xi Jingping tha se si kombe të mëdha me ndikim, Kina dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku edhe më shumë gjatë trazirave në kuadër të paqes botërore.
 
Në axhendën e diskutimeve pritet të jenë marrëdhëniet Evropë-Kinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe urisë globale, si dhe si të zhvillohen lidhjet ekonomike Kinë-Gjermani. Në prag të vizitës, kishte pasur kritika për vizitën brenda BE-së dhe koalicionit qeveritar gjerman, kryesisht nga Partia e Gjelbër dhe Liberalët.
 
Roli vendimtar i Kinës në industritë kryesore nga ndërtimi i anijeve te automjetet elektrike, së bashku me inflacionin e rëndë që ka goditur ekonominë gjermane, tregon se Scholz ka nevojë për bashkëpunim me Kinën më shumë sesa paraardhësja e tij Angela Merkel.