Bletarët, panairi i bletarisë në sheshin "Maqedonia"
Mjalt dhe të gjitha llojet e produkteve të bletëve, si dhe pajisjet që janë të nevojshme për bletarët
Mjalt dhe të gjitha llojet e produkteve të bletëve, si dhe pajisjet që janë të nevojshme për bletarët, janë ekspozuar në stendat e ngritura në kuadër të panairit të katërt të bletarëve të RMV-së, i cili u hap sot sheshin e qytetit.
Jane Markov, kryetar i Federatës së Bletarisë së Maqedonisën theksoi se bletaria është në rritje, se ka bletarë nga të gjitha degët, nga të gjitha strukturat moshore, madje edhe bletërritës femra. Siç tha ai, bletaria po bëhet një biznes familjar me traditë, të cilit po i bashkohen edhe të rinjtë.
“Bletaria në Maqedoni është në rritje. Kemi bletarë nga të gjitha degët, nga të gjitha strukturat e moshës dhe nga gjinia e kundërt. Po bëhet një biznes familjar me traditë dhe një numër i madh të rinjsh vendosin për bletarinë si biznes bazë”, u shpreh kryetari i Federatës së Bletarisë së RVM-së, Jane Markov.
“Në Maqedoni mjalti përdoret më së shumti si ilaç, jo si ushqim, ndaj motoja jonë është të hamë çdo ditë, të jemi të shëndetshëm, por gjithnjë e më pak e përdorim si ushqim”, theksoi bletarja Tamara Mitrevska.
“Kam 23 vite në bletari, e kam trashëguar nga babai. Kamë qenë bletërritës që në fëmijëri, më parë nuk kishim kushte bashkohore si sot”, theksoi bletari Kire Simonovski.
Vizitorët mund të shijojnë dhe blejnë produkte nga 20 bletarë që ekspozojnë mjaltin e tyre në këtë panair. Qytetarët mund ta vizitojnë deri të diellën. Organizator kryesor i panairit të sivjetshëm është Ministria e Bujqësisë, nikoqiri është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizator është Federata e Bletarisë së Maqedonisë.
SEDAT SELIMI
