Botë

Ukrainë, Zelenski: Kremlini drejt “terrorizmit energjetik”

04.11.2022 15:06

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik”...

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik” pasi trupat ruse kanë pak përfitime në fushën e betejës. Zelensky tha se 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik.

Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme me raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase.Vetëm në muajin e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit thuhet se janë shkatërruar, sipas Presidentit Zelensky.

“Rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë.Vetë fakti që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tone.Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë njerëzit tanë në këtë mënyrë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky.

Akuza e Zelensky vjen pasi dalin raporte që thonë se trupat ruse po largohen nga qyteti i pushtuar i Khersonit, duke sinjalizuar një tërheqje të madhe për Rusinë. Ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se po synon infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës elektrike të Ukrainës. Autoritetet ukrainase vendosën kufizime në furnizimin me energji elektrike dhe u bëjn thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

SANIJE DURAKU