Me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, Shkriel:Përfitime për grupet e rrezikuara sociale

04.11.2022 15:23

Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve...

Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, kemi rregulluar të drejtën për ndihmë të veçantë, të cilën e ka njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari apo personi të cilit i është besuar fëmija me vendim të qendrës kompetente për punë sociale dhe jeton i pavarur deri në moshën 26 vjeçare thonë nga LSDM.

Ndryshimet, do të sjellin përfitime shtesë për qytetarët nga grupet e rrezikuara sociale theksoi Sanela Shkriel nga kjo parti.

“Në këtë mënyrë, në kohë krize ekonomike përmirësojmë gjendjen financiare të përfituesve të së drejtës për ardhura të veçanta. Në seancën e djeshme u votuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen sociale, me qëllim që prindi që ka fëmijë me aftësi të kufizuar t'i mundësohen të ardhura të përhershme në moshë më të hershme. Ndryshimet ligjore ulin pragun e moshës për të drejtën e dëmshpërblimit të përhershëm për prindërit që deri në moshën 26 vjeç kujdeseshin për një fëmijë me aftësi të kufizuara pa u kujdesur në institucion” – tha Sanela Shkriel nga LSDM.

VMRO-DPMNE, propozim ligj për shtyerjen e taksës progresive

Ndërkohë VMRO-DPMNE ka paralajmëruar inicimin e ligjit për të prolonguar aplikimin e taksës progresive mbi të ardhurat personale edhe për një vit.

“VMRO-DPMNE është kundër vendosjes së taksës progresive, duke konsideruar se koncepti aktual i tatimit të sheshtë duhet të mbetet ndërsa qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do ta ulë atë në nivelin prej 8%. Ne mendojmë se është e nevojshme shtyrja e taksës progresive edhe për një vit për shkak të mosgatishmërisë së institucioneve, në radhë të parë për shkak se qytetarët duhet të vendosin përmes zgjedhjeve parlamentare nëse janë për rritjen e taksave dhe evazionin fiskal apo janë për uljen graduale të taksave dhe racionalizimin e shpenzimeve publike” – tha Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE.

Një nga dobitë më të mëdha nga ky propozim ligj është parandalimi i dëbimit të punonjësve nga IT-sektori , të cilët janë kryesisht të rinj thonë nga VMRO-DPMNE. (Naim Ramadani, TVM2)