Maqedoni

Inaugurimi i objektit të ri të komunës së Strugës, Merko: Kushtet më të mira për shërbime më të mira

04.11.2022 16:17

Inaugurohet objekti i komnës së Strugës ku të pranishëm ishin edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti...

Inaugurohet objekti i komnës së Strugës ku të pranishëm ishin edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Artan Grubi, Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, faleminderoi të pranishmit dhe tha se ishte koha e duhur që administrata e komunës së Strugës të transferohej në objekt të ri. Ai u shpreh se me kushtet më të mira qytetarët do të kenë shërbime më të mëdha. 
 
“Me inaugurimin e kësaj godine që një kohë ka shërbyer si shkolla jon sot do shërbejë si shkollë e qytetarëve për të marrë shërbime më të mira, dhe nga ana tjetër punëtorët e komunës së Strugës të kenë kushte më të mira që të japin shërbime më të mëdha. Mund të them se ishte një kohlë e domosdoshme që pikërisht të krijojmë ambiente të reja me çka ne me një plumb kemi vrar shumë lepuj. Dua të thom se me hapjen e ksaj godine si komunë e STrugë ne përmbushim mundësinë edhe për njesit tjera siç janë inspektorati i tregut, avokatia publike, administrata e policies dhe shumë institucione tjera”, u shpreh kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
 
ASH Strugë: Merko jeton në botën e tij surreale
 
Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët në Strugë në një vjetorin e mandatit të 4 të kryetarit të komunës, akuzon kryetarin për keq qeverisje dhe përfitime personale, duke mos mbajtur përgjegjësi për qytetarët.  Nga ASH thonë se investimet në Strugë janë të pakta dhe të cilësisë së dobët. 
 
“Qeverisja e Ramiz Merko në komunën e Strugës mund të cilësohet si një telenovelë me katër vazhdime me tematikë keq qeverisjen, keqmenaxhimin dhe shantazhimin. Ramiz Merko jeton në botën e tij surreal, sidomos në mandatin e katërt, mendon se duke shfrytëzuar zyrat dhe komodinat e zyërs së re mendon se ka ndryshuar Strugën. Investimet edhe pse realizohen vetëm para dhe në kohë fushatash, janë në cilësisë më të dobët të mundshme dhe jasht çdo standardi ose thënë shkel e shko. Mjafton një shi i vogël në Strugë për të parë gjendjen e rrugëve dhe trotuareve nëpër Strugë”, theksoi kryetari i ASH-së në Strugë, Lulëzim Nasufi.
 
Objekti që tashmë ndodhet komuna e Strugës ka qenë më herët shkollë fillore. Ndërsa nga komuna lajmëruan se hapsirat e objektit të vjetër do ti shfrytëzojë administrata e policies, ndërsa objektet që do të prishen do të  hapen hapsira për rrugë dhe trotuare. (Ilmije Zhaku, TVM2)