Kërcënimet me bombë në shkollat e Shkupit kanë boshatisur shkollën e mesme “Josip Broz Tito”
Kërcënimet me bombë në shkollat e mesme të Shkupit...

Kërcënimet me bombë në shkollat e mesme të Shkupit, kanë boshatisur shkollën e mesme “Josip Broz Tito”. Nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ardhur në mësim për disa ditë.
Ata janë dakorduar të mos ndjekin orët mësimore pasi në dy javët e fundit disa herë me rradhë kanë arritur emaile për kërcënime me bombë.
“Po e bojkotojmë mësimin, viti i tretë dhe i katërt nuk shkojnë në shkollë. Mendoj se edhe viti i parë dhe i dytë poashtu nuk shkojnë. Dmth nuk e kemi të patjetërsueshme, mungesat i arsyeton kujdestarja” – tha një nxënës.
Ndërkohë, mungesa të tilla në gjimnazin “Orce Nikollov” nuk ka. Menaxhmenti i shkollës pohon se në koordinim me MPB-në dhe qytetin e Shkupit, janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të punësuarve dhe gjimnazistëve, megjithatë prindërit janë shumë të shqetësuar.
“Disa prindër reagojnë, megjithese janë një numër i vogël që nuk i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, por me pjesën më të madhe s’kemi probleme të tilla dhe mësimi po zhvillohet me rregull pa mungesa të mëdha” – tha Zoran Ivanovski nga SHM“Orce Nikollov”.
Nxënësit kanë mendime të ndara. Disa thonë se kanë frikë nga kërcënimet me bombë, disa të tjerë jo, përderisa disa tashmë janë mësuar me to.
“Ne shkojmë në shkollë, sepse ne si gjeneratë u dakorduam që nëse policia thotë të na evakuojë, atëherë do të na largojnë nga shkolla, do ta kontrollojnë shkollen dhe pastaj do kthehemi sërisht”.
“Është mjaftë e frikshme, megjithatë unë personalisht nuk besoj se mund të ndodh një gjë e tillë, sepse deri më tani të gjitha kërcënimet me bobmë ishin të rreme”.
“Ka disa nga klasa ime që nuk vijnë, por unë sinqerisht mendoj se të gjitha këto kërcënime janë të rrejshme” – thanë disa nxënës të anketuar.
Ndryshe, policia ka vendosur patrulla në të gjitha shkollat që kanë qenë cak i kërcënimeve të rreme me bomba.(Belinda Koka – Ademi, TVM2)
