EMV do të teston ngrohtoret me dizel, ambientalistët: Do të sjellë ndotje të madhe
Qeveria ka vendosur që shteti të vazhdojë të subvencionojë faturat...

Qeveria ka vendosur që shteti të vazhdojë të subvencionojë faturat e ngrohjes për sa kohë të zgjasë situata e krizës. Prej aty sqarojnë - ne duam t'i mbrojmë qytetarët nga një goditje çmimi. Tre javë pas fillimit të sezonit të ngrohjes, EMV shqyrton të gjitha opsionet për furnizim të pandërprerë të energjisë termike.
Nga 15 nëntori, ngrohtorja Lindje dhe Perëndim do të testohen me naftë, për të cilën janë blerë një duzinë pompash. Ambientalistët sqarojnë - kjo do të sjellë ndotje të konsiderueshme të ajrit në Shkup.
“Nëse dikush më pyet se sa. Nuk mund ta them, duhet të përllogariten mirë. Temperatura e ngrohjes, filtrat që i kanë në oxhaqe, cilësia e dizelit edhe ajo është një faktor. Kurse faktor më i madh është ajo se si do të jetë ajri” – tha ambientalisti, Jovan Mezganski.
“Të dy ngrohtoret nuk kanë leje të integruara ekologjike, madje edhe për punë me gaz natyror, siç kanë punuar deri më tani. Me këtë situatë në mënyrë shtesë do të rriten emisionet e të gjitha substancave ndotëse në ajër që dalin nga ato dy ngrohtore. Këtu do të ftoja ministrinë e ambientit jetësor të kontrollojnë se si është procedura, sepse nëse ka ndryshim të këtillë të rëndësishme të instalimit duhet të ketë ndërrim të lejes për punë të atij instalimi” – u shpreh ambientalisti, Davor Pehçevski.
Profesori universitar Anton Chaushevski shpjegon se gazi është varianti më ekologjik, ndërsa dallimet mes naftës dhe karburantit nuk janë shumë të mëdha për sa i përket ndotjes.
Në njoftimin për testimin e ngrohtoreve me naftë sheh mundësi që shteti të harxhojë rezervat dhe të lehtësohet financiarisht, sepse karburantet që ka nuk mund të ruhen pafundësisht.
“Tani është krizë energjetike dhe një pjesë e cakuar e atij karburanti do të harxhohet, ajo naftë e harxhuar nga rezervat shtetërore do të kompensohet në pranverë apo verë, kur do të ketë ndonjë çmim të pranueshëm të karburanteve. Ndoshta një pjesë e karburantit është mirë që të harxhoihet që të mund të kompensohet me karburant të ri” – theksoi profesori universitar, Anton Chaushevski.
Autoritetet thanë këto ditë se gazi do të blihet me afate më të shkurtra për shkak të luhatjeve të çmimeve. (Ersan Pajaziti, TVM2)
