Kumanovë, përkujtohet masakra e Sopotit
Me moton “Ata janë të gjallë”....

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës janë bërë homazhe për nder të martirëve të rënë gjatë masakrës së kryer më 4 Nëntorin e vitit 1944 ndaj populatës së pa mbrojtur të këtij fshati.
Gjatë kësaj masakre janë ekzekutuar 64 banorë të Sopotit të moshave të ndryshme.
“Sopotasit, e vetmja arsye që u flijuan është se vunë një murë të gjallë me qëllimin që ishte premtuar që mos të largohen nga vendëlindja, nga atdheu i tyre. Masakra gjatë 4 nëntorit 1944 është kryer nga komunistët serb të cilët e kanë organizuar dhe realizuar në një fshat tjetë këtu fqinjë që është fshati Sushevë, viktimat ishin 64 në numër, prej fëmiut 7 vjeçar deri tek i moshuari 84 vjeç. Kështuqë pas vitit 2008 na u dha mundësia që të gjejmë varrin masiv të tanëve të cilët ishin masakruar në Sushevë dhe me 4 nëntor e bëmë rivarrimin dhe e vendosëm lapidarian të cilin e kemi pranë”, - tha mes tjerash Ylber Limani historian dhe familjar i martirëve të Sopotit.
Ndryshe masakra e Sopotit llogaritet si një ndër masakrat më çnjerëzore të kryer ndaj populates së pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare në këto anë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
