Tenis

Viti 2015 si duket do të jetë i suksesshëm për tenistin shqiptar Shëndrit Deari

26.01.2015 15:19

Shëndrit Dehari në turnirin e parë (nga gjithsejtë katër që do të mbahen) “Future” që po mbahet në Tunizi, startoi me dy fitore...

Shëndrit Dehari në turnirin e parë (nga gjithsejtë katër që do të mbahen) “Future” që po mbahet në Tunizi, startoi me dy fitore, duke i mundësuar atij që të plasohet në turnirin kryesor, i cili ka fond prej 10-mijë dollarësh.

“Viktima” e parë e tenistit nga Gostivari ka qenë italiani Samuele Galli të cilin e mundi me rezultatin 2-0 në sete (6-4, 6-4), teksa fitoren e dytë e arriti kundër sllovakut Martin Bllasko, gjithashtu me 2-0 në sete ose në geme 6-2, 6-4.

“Jam i kënaqur me këto dy fitore, të cilat ishin meçe kualifikuese për turnirin kryesor. Në bazë të rezultatit në geme vërehet se nuk e kisha vështirë, teksa dua të veçoj meçin me sllovakun Bllasko, i cili në rang listën botërore në kategorinë e juniorëve është i 30. Meçë, u plasova në turnirin kryesor, pres që të vazhdoj me këtë temp edhe pse e di që konkurrenca aty do të jetë më e fortë”, deklaroi Deari, i cili në këtë turnir është bartësi i 12.