Nxënësit nga Sfillarja kërkojnë transport falas, Komuna e Sarajit: Parashihet takim në Qytetin e Shkupit
Rregulli që transporti publik të jetë falas....

Rregulli që transporti publik të jetë falas për nxënës nuk vlen për afër 50 nxënës nga fshati Sfillare e Epërme, të cilët udhëtojnë deri te shkollat e mesme në Shkup.
Në shenjë proteste përfaqësues të këtyre nxënësve qëndruan para Komunës së Sarajit për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Të revoltuar këta nxënës thonë se përderisa transporti për bashkmoshatarët e tyre është falas, ata detyrohen të paguajnë dhe kjo rëndon tejmase buxhetin familjar.
“Kërkesa jonë është vetëm të kemi transport, ta kemi falas, qoftë ajo autobus minibus ose ne kemi edhe transportin tonë privat, mundët NQP të bëjë marrëveshje me ta nuk është me rëndësi a është autobus apo minibus”.
“Ka prej familjeve që janë tre persona ose katër dhe shpenzimet janë jashtë mase d.m.th nëse rroga minimale është 18 mijw denarë, ne përafërsisht 8000 denarë vetëm për transportin i harxhojmë, e ku mbeten gjërat tjera” – thanw disa nga nxwnwset e intervistuara nga TVM2.
Pas adresimit të kërkesave për TVM 2 nxënësit u pranuan në takim nga përfaqësues të Komunës së Sarajit ku shtjelluan këtë problematikë.
Pas takimit kërkuam përgjigje nga Komuna e Sarajit për këtë çështje nga ku morrëm përgjigje me shkrim: “Sekretari i Komunës së Sarajit takoi nxënësit e Sfillares së Epërme për të sqaruar probelmatikën e transportit. Pas këtij takimi do të inicohet takim edhe në Qytetin e Shkupit për tu debatuar kjo çështje”.
Takimi mes palëve pritet të mbahet javën e ardhshme në Qytetin e Shkupit. (Flutura Latifi, TVM2)
