Zeqiri, më 15 dhjetor ulet në bankën e të akuzuarve

04.11.2022 18:56

Gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë...

Gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri do të nisë më 15 dhjetor.

Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit zyrtar. Gjykimin do ta udhëheqë gjykatësja e njëjtë, e cila aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, Franka Jançuleva Mihailovska.

Zeqiri akuzohet se në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë ka lidhur kontrata në katër sy për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, veprim ky i cili ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi një milion euro. Ai aktualisht është në arrest shtëpiak.