Qeveria subvencionon shkollat për rrymën, MASH: Mësimet vazhdojnë me prani fizike

04.11.2022 19:14

Mësimi në shkolla vazhdon me prezencë fizike...

Mësimi në shkolla vazhdon me prezencë fizike, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Shkollat janë bartur në tarifë si amvisëritë dhe sot Qeveria ka vazhduar masën për subvencionimin e energjisë elektrike.

Disa komuna kanë kërkuar që të mësohet online ose të zgjasin më shumë pushimet dimërore, për të ulur kostot e ngrohjes.

Ministria e Arsimit thotë se masa e qeverisë për furnizimin e shkollave me energji elektrike me çmim të subvencionuar prej 95 euro për megavat/orë është një mbështetje e madhe për organizimin pa probleme të mësimit në një formë me interesin më të madh për nxënësit, me prani fizike në klasa.

“Gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike marrin mbështetje nga shteti për punë të mbarë dhe realizim të misionit për të cilin ekzistojnë – edukimin e të rinjve”, thotë Ministria e Arsimit dhe apelon për shfrytëzim racional të energjisë elektrike në të gjitha institucionet dhe institucionet arsimore.