Maqedoni
Mickoski i kënaqur nga kryetarët e komunave: Realizuan proektet prej rreth 120 milion eurosh
05.11.2022 12:54
VMRO-DPMNE në një panair partiak ka lavdëruar punën njëvjeçare të kryetarëve të komunave nga rradhët e kësaj partie....

VMRO-DPMNE në një panair partiak ka lavdëruar punën njëvjeçare të kryetarëve të komunave nga rradhët e kësaj partie. I kënaqur nga kryetarët e komunave u shpreh edhe kryetai i kësja partie Hristian Mickoski, sipas të cilit edhe në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike ata po arrijnë të krijojnë politika të suksesshme, pa asnjë skandal në pushtetin lokal me ulje të shumta të borxheve të vjetra dhe me shum prokte të reja. Sipas Mickoskit kryetarët e Komunave kanë realizuar proektet prej rreth 120 milion euro.
“Rezultat për tu respektuar. Nëse e kemi parasyhsë se pushteti, duke e pasur në dispozicion buxhetin rekord për këtë vit, ka realizuar pak më shum nga ky numër, atëherë vetvetiu mund të evidentoni se cili është përkushtimi i këtyre njerëzve, ekipi i tyre, administratës, por edhe i të gjith neve, juve dhe qytetarëve të cilët tër kohën u japin përkrahje që ti realizojnë ato proekte. Në të gjitha ato komuna janë realizuar apo kanë filluar të realizohen proekte në infrastructure rrugore, mbikalime, rrugëve të reja, bulevardeve apo rikonstruimi i tyre me vlerë prej mbi 36 milionë euro. Për ndërtimin dhe rikonstruimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve për një vit kanë filluar me një cikël investimesh prej 20 milion eurosh.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
LSDM: Pushteti lokal i VMRO-së i dështuar
Por këtë qëndrim nuk e ndan LSDM, sipas të cilës për një vit pushtet lokal të VMRO-DPMNE-së qytetarët nuk kanë parë asnjë proekt kapital, asnjë zgjidhje apo ndihmë në kohë krize.
“Çdo dit shohin zënka për provizione dhe tenderë partizim masiv dhe harxhim jo racional të parave të popullit në kohë të krizës botërore. Rezulëtati nga një vjet pushtet lokal i VMRO-DPMNE-së shihet në Shkup. Kaos i plotë në qytet. Në vend të transportit pa pagesë, nuk ka transport. Në vend të autobusëve të ri ekologjik edhe ato që janë nuk vozisin. Ndërmarrje publike të bllokuara jo funksionale. Zero proekte.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.
Prandaj sipas LSDM-së kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së të mbyllur dhe larg qytetarëve, në panele partiake japin raport para Hristian Mickovskit e jo para qytetarëve. Panairi partiak i VMRO-DPMNE-së është edhe një dëlshmi se kryetarët e komunave të kësaj partie, nuk punojnë për interesat e qytetarëve por për interest personale dhe biznes interest e Hrsitian Mickoskit.
SEDAT SELIMI
