Maqedoni
Strugë, investimet dhe çmimet në patundshmëri në rritje
05.11.2022 13:22
Kriza energjetike dhe ekonomike nuk ka ndikuar në industrinë e patundshmërisë...

Kriza energjetike dhe ekonomike nuk ka ndikuar në industrinë e patundshmërisë. Edhe pse largimi i të rinjve nga vendi tashmë është një trend, investimet në patundshmëri në Strugë janë në rritje. Por edhe çmimet e tyre janë rritur. Në pjesët më atraktive të qytetit, përreth liqenit dhe lumit Drini i Zi, meter katrori ka arrit rekord prej 1500 euro. Ka një rritje të interesimit për të blerë toka bujqësore, kjo si pasojë e krizës së shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. Megjithatë, më së shumti kërkohen shtëpi dhe apartamente luksoze nga mërgimtarët por edhe nga vendi.
“Te pjesa më atraktive buz drinit dhe liqenit banesat e mira të reja me mirmbajtje mbërrin deri në 1500 euro metër katrori, ndërtime klasike të reja fillojnë nga 800 euro. Ka shitblerje të tokës bujqësore, ka një rritje kohëve të fundit, ka shitje të tokës ndërtimore dhe kemi kategoritë banesa bila shtëpi. Për të gjitha kategoritë ka pjesë të populates së interesuar. Ka rritje të interest për blerje të tokës bujqësore, njëra nga arsyet është se është bër trend për investime në central fotovalike, një trend tjetër që mendohet se do të ketë mungesë ushqimi.”, tha Inajet Pollozhani, agjent në patundshmëri.
Nga agjencionet për patundshmëri thonë se është problem se qytetarët e vendeve të rajonit nuk mund të blejnë patundshmëri tek ne. Ata thonë se duhet të hiqet kjo pengesë, që të ketë edhe më shumë investime.
“Me ligjet në fuqi këtu, banorëve të Tiranës, Prishtinës, Podgoricës, Beogradit nuk ju mundësohet blerja e patundshmërive këtu, ndërsa në ata shtete banorëve të Strugës ju mundësihet blerja, mendoj që kjo pengesë duhet të hiqet. Element tjetër është që kur flasim për diasporën, që janë shtetas, nuk mund të kreditohen ktu për blerje të patundshmërisë, bankat u kan ofruar per kredit me zhirant, mendoj që duhet të hiqet dhe tu mundësohet kreditim direct dhe kjo do të rriste investimin në patundshmëri.”, tha Pollozhani.
Qytetarët e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të blejnë patundshmëri në vendin tone, megjithatë nga agjencionet thonë se interesimi është më i vogël duke qenë se ata kërkojnë objekte në vendet e më atraktive por me çmime më të lira. Çmimi i patunshmërive në Strugë është rritur për 30%. Deri para tre viteve, çmimet e banesave në pjesët më atraktive varionin nga 600 deri në 1000 euro.
ILMIJE ZHAKU
