Maqedoni
Kovaçevski dhe Bekteshi: Qytetraët nuk do të zgjedhin ngrohje ose ushqim
05.11.2022 13:46
Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski dhe minsitri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi...

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski dhe minsitri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi zotohen se qeveria po merr masa që në rrethana të krizës ekonomike dhe energjetike qytetarët të mos mbeten vetëm dhe të mos jenë të vendosur në situatë që të zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit. Sipas tyre, vendimet do të ndikojnë në uljen e çmimit të produkteve bazë.
“Para neshë kemi dimër të vështirë por qeveria jonë është zotuar se askush nuk do të mbetet vetëm të përballet me krizën dhe askush nuk do të vendoset para zgjedhjes mes ngrohjes dhe ushqimit. Ashtu siç e kaluam koronën do ta kalojmë edhe krizën energjetike, siç morëm masa të sukseshme në vitin 2020 tani po e implementojmë strategjinë e njejtë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Sjellim vendime të tilla që do të ndikojnë në uljen e çmimit të produkteve bazë. Do të ndikojnë në mos shtrenjtimin e çmimit të ujit të pijshëm, që për fat të keq në disa komuna ka ndodhur. Që të bëhet kjo duhej të rritet prodhimi pikërisht i këtij kapaciteti energjetik që është 40 vite i vjetër.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Këto deklarata u bënë me rastin e 40 vjetorit të REK Manastir, prej ku kryemisnistri Kovaçevski theksoi se vendet e punës për të gjith të punësuarit, me transformimin energjetik janë të sigurta. Ai njëherti paralajmëroi modernizimin e REK Manastir, për prodhimin e derivateve ekologjike, me burime të reja të energjisë ku do të punësoheshin edhe inzhinjer të ri të cilkët do të punonin për burime të rinovueshme dhe të qëndrueshme energjetike.
SEDAT SELIMI
