Maqedoni

Mickovski për takimin e liderëve të hënën: Do të shkoj, por qëndrimet politike s'i kam ndryshuar

05.11.2022 14:15

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickovki konfirmon pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve...

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickovki konfirmon pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve të hënën me ftesë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, sepse ai e konsideron partinë e tij të përgjegjshme dhe shtetformuese. Ai thotë se është i gatshëm të bisedojë për temat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, që sipas tij janë kriza energjetike, inflacioni dhe varfëria që ka kapluar popullin, por jo edhe për ndryshimet kushtetuese dhe integrimet. Ripërsërit se pa garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identiteitn maqedonas nga kushtëzimet e ardhshme të Sofjes, VMRO-DPMNE nuk do t'i votojë ndryshimet kushtetuese. 
 
“Do të vij në takimin e liderëve dhe do të them shkurt dhe qartë. Jo përmes komunikatave apo brifingjeve përmes të cilave qeveria e paralajmëroi këtë takim. Arsyeja më reale për çka një takim liderësh do të kishte përmbajtje është biseda për problemet reale të popullit i cili është i urritur, ndërkaq në të gjithë, opinioni, dalje shohim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërkaq, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur, për shkak se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë  nën këto rrethana dhe pa garanca për të ardhmen tonë evropiane, të mbrojtura nga kushtëzimet e ardhshme nga Bullgaria. Përsëris, pa garanca të tilla për identitetin dhe gjuhën maqedoanse, nuk do të ketë ndryshime kushteutese.”, tha lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
 
Kovaçevski i drejtohet sërish opozitës: Bashkangjituni drejt Evropës, kjo e pasuron popullin
 
Ndërkohë kryeministri Kovaçevski sërish fton opozitën që t'i bashkangjitet kursit politik eurointegrues të shtetit. Sipas tij, teza e tyre e len popullatë në varfëri, pa ardhmëri dhe më tej të izoluar. Potencoi edhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e BE-së dhe Gjermania e fuqishme në Procesin e Berlinit.
 
“Nga Berlini mund të sjell vetëm  mesazhe të përkrahjes, edhe nga kryetarja e KE-së Von Der Leyen, edhe nga kancelari gjeman Sholz. Bashkërisht konstatuam se e ardhmja evropiane, Evropa,  nuk është  e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. U potencua se i takojmë BE-së.  Evropa është i vemti opcion,  ndërsa me këtë para së gjithash i drejtohem opozitës, që mos t'i lënë qytetarët më të varfër dhe të ilozular. Të izoluar  kemi qenë kohë të gjatë dhe pas një dekade në vend, filluam të lëvizim drejt qëllimeve.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Nga ana tjetër, nëse hapen ndryshimet kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. Kuvendi republikan  duhet të sigurojë  dy të tretat e votave, numra të cilat nuk i ka pushteti  dhe kjo është arsyeja e ftesës së kryeminstrit për takim liderësh.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU