Maqedoni

Tetovë, Inspetoriati aksion për lirimin e trotuareve

05.11.2022 14:44

Inspektoriati komunal në Tetovë mbrmë ka marrë aksion për lirimin e tretuareve...

Inspektoriati komunal në Tetovë mbrmë ka marrë aksion për lirimin e tretuareve, nga tezgat dhe ozorpimet që janë bërë nga lokalet e ndryshme dhe të gjithë ato që pengojn lëvizjen e lirë të qytetarve. Nga ky inspektoriat dhonë se edhe në ditët në vazhdim do ketë aksione të tilla për lirimin e pronave publike. Ato thonë se edhe në qendrën turistike Kodra e Diellit ka aksione për prishje të objekteve pa leje.
 
“Kohët e fundit kemi marrë aksione për lirimin e hapsirave publike,nga ozurpator te pronave publike, gjithashtu kemi patur edhe aksione nëKodrën e Diellit që kemi eliminuar dy objektë që kishin filluar ndërtimin pa leje. Ashtu siç ka premtuar Kryetari Kasami ne do luftojm për të liruar çdo pronë publike. As kund nuk do ketë ndimë por do të lirojm pronat publike për të lëvizur lirë qytetarët.”, tha Abdulgani Aliji, kryeshef i Inspektoriatit Komunal.
 
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se toleranca është zero ndaj gjithë atyre që ozorpojn pronon publike. Kasami tha se inspektorati ka varifikua ku persona të ndryshëm kanë kërkuar legalizim të objekteve por në fakt objektet nuk egzistojnë.
 
“Sa i përket Kodrës së Dillit ne punojmë në përditëshmëri,në drejtim të eleminimit të, gjitha objekteve të ndërtuara pa leje por një herit, punojmë me intensitet të shtuar në drejtim të procesit të legalizimit.Komisioni i terenit siç i themi ne po delë gati cdo ditë në teren. Kemi edhe situata të prezantuara, të objekteve për legalizim,në fakt këto objekte në teren nuk egzistojn fare,kemi identifikuar  edhe kështu situata.”, tha Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës.
 
Në Kodrën e Diellit, ditë më parë u rrënuan dy vikend shtëpiza që ishin në ndërtim e sipër, por sipas  Komunës së Tetovës, ka edhe shumë të tjera që duhet të rishikohen.
 
VISAR SADIKI