Botë
Sulmet ruse dëmtojnë rrjetin energjetik, 4.5 milion njerëz pa energji elektrike në Ukrainë
05.11.2022 15:13
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se të paktën 4.5 milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike...

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se të paktën 4.5 milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të sulmeve ruse. Luftime të ashpra po zhvillohen në Herson dhe Donjeck, ndërsa sulme raketore ka pasur edhe në Zaporozhie. Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar publikisht evakuimin e civilëve nga zonat e Khersonit, prej ku raportohet se janë zhvendosur të paktën 70,000 njerëz.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh dhe do të krijojnë një seli për ndihmë të sigurisë në Gjermani, që do të mbikëqyrë transferimin e të gjitha armëve dhe trajnimeve ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni. Në këtë ndihmë do të përfshihen edhe ndihma shtesë për mbrojtje ajrore, që Ukraina të mund të mbrojë veten nga sulmet ruse me raketa dhe dronë, që së fundmi kanë shkatërruar rëndë infrastrukturën ujore dhe energjetike ukrainase.
“Ne e kuptojmë nevojën akute për mbrojtje ajrore në këtë moment kritik kur Rusia dhe forcat ruse po lëshojnë raketa dhe po përdorin dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën civile të këtij shteti.”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ai ka qëndruar në Kiev, ku ka takaur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Dëshirojë të falenderojë partnerët për krijimin e mekanizmit për koordinim. Ndihmoni vendin tonë ta rinovojë infrastrukturën kritike energjetike. Sot kemi pako të re ndihmash nga miqt tanë amerikan. Jam falenderues ndaj presidentit Bajden, Kongresit amerikan dhe tër popullit amerikan për ndihmën e vazhdueshme.”, tha Volodymyr Zelensky, presient i Ukrainës.
Në pakon e ndihmës së re përfshihen 1.100 dronë Phoenix Ghost, 45 tanke dhe 40 anije. Sa i përket mbrojtjes ajrore, do të dërgohen raketa tokë-ajër Hawk, që kanë rreze më të gjata veprimi sesa raketat kundërajrore Stringer, që më herët SHBA-ja kishte dërguar në Ukrainë. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-abdollahian, e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Por ministri iranian ka thënë se vendi i tij nuk është në dijeni për përdorimin e dronëve të tij në luftën në Ukrainë.
NAIM SINANI
