Ekonomi
Ndihmat e BE-së për RMV-në, Bislimi: Të mirëseardhura, do të ulin çmimet
05.11.2022 15:41
80 milion eurot e ndara nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut me qëllim përballjen me krizën energjetike...

80 milion eurot e ndara nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut me qëllim përballjen me krizën energjetike do të ndikojnë në stabilizimin dhe uljen e çmimeve në treg, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Marrë parasysh edhe faktin që çmimi i energjenseve ka një trend të uljes në bursa botërore, atëherë sipas profesorit Bislimi këto ndihma në mënyrë në mënyrë shtesë do të prekin qytetarët, pasi do të ndikojnë në uljen e kostos së prodhimit.
“Kjo ndihmë mund të ndikon nëse këto mjete ndahen sipas rekomandimeve të Unionit Evropian për ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve të vendit, kjo mund të lehtëson që popullata dhe ekonomia më lehtë të përballen me çmimet e larta të energjensave. Kjo do të ndikon edhe në nxitjen e rritjes ekonomike, sepse energjensat ndikojnë në mënyrë direkte në çmimin kushtues të produkteve dhe në atë mënyrë rritja e çmimit të energjenseve ndikon edhe në rritjen e aftësisë konkuruese në tregun e brendshëm por edhe në atë ndërkombëtarë.”, tha profesori universitar Sami Bislimi.
Bislimi tha se ndihma ndërkombëtare, është e patjetërsueshme të plotësohen edhe me ndihmat që do të jepen nga buxheti i shtetit, në mënyrë që më lehtë të kalohet kriza energjetike.
ERSAN PAJAZITI
