Botë
Republika e Kosovës, serbët e veriut largohen nga institucionet
05.11.2022 16:10
Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës...

Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit të mbajtur në Zveçan, is dhe pas konsultimit me presidnetin serb Aleksandar Vuçiq.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kosovës.
Njoftimit për largimin nga institucioni i ka paraprirë shkarkimi i drejtorit të policisë për rajonin verior, Nenad Gjuriq, i cili është suspenduar për shkak të vendimit që policia në veri të mos paralajmërojë pronarët me targa të paligjshme, lëshuar nga autoritetet serbe.
Ndërkohë kanë reeaguar nga Presidenca e Kosovës. Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka vlerësuar se kjo i ngjan aktit të nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Ai fjasoi Serbinë se po i nxit serbët e Kosovës për ta braktisur punën e tyre. Sipas tij me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë.
