Maqedoni

Nënkryetarja bullgare Jotova në Manastir: Varrezat bullgare këtu, flasin të vërtetën

05.11.2022 16:38

Nënkryetarja bullgare Ilijana Jotova përfundon vizitën dyditore në Manastir....

Nënkryetarja bullgare Ilijana Jotova përfundon vizitën dyditore në Manastir, ku morri pjesë në ritualin ushtarako-kishtar në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari dhe poashtu ka vizituar edhe konsullatën bullgare. Deklaron se vizita e saj nuk përkon me ditën e çlirimit të Manastirit, por se është në kuadër të axhendës së saj. Ekzistimi i varrezave të dëshmorëve bullgar në vendet e Maqedonisë së Veriut, flet për fakte dhe të vërteta, thotë Jotova.
 
“214 djem të nënës Bullgari mbeten të varrosur këtu para shumë viteve, me heroizëm të madh për të mbrojtur stemën e kuqe. Nuk ka komandim më të mirë, as nga mbreti as nga gjenerali sesa të luftosh për vëllezërit tuaj dhe çlirimin e atdheut. Jetojmë në kohë të vështira dhe këtu duhet të kujtojmë atë çka thonë banorët lokal. Shumë njerëz janë varrosur këtu  sepse për popullin, bullgarët ishin të tyre. Nuk ka të vërtetë më të madhe se këto fakte.”, tha Ilijana Jotova, nënkryetare e Bullgarisë.
 
Ish presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov mirënjohës për miqt e vendit që kujdesen në ruajtjen e përmendorve bullgare në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç kanë mbetur.
 
“Luftërat të cila i ka udhëhequr ushtria jonë ishin të drejta. Luftuan për çlirimin e bashkatdhetarëve tanë, për bashkim në një shtet nacional. Edhe në vende tjera ka prej varreve tona, ku luftëtarët tanë lanë eshtrat për idenë bullgare.”, tha Georgi Prvanov, ish president i Bullgarisë.
 
Një ditë më parë nënkryetarja bullgare Jotova ka qëndruar në Resnjë. Ka thënë se Bullgaria i përkushtohet procesit për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke përkujtuar se problemet  mes palëve  do të kenë zgjidhje atëherë kur të gjithë do të jemi brenda familjes së madhe evropiane.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU