Maqedoni
Kovaçevski: Takimi liderësh për ardhmërinë Evropiane të RMV-së
05.11.2022 17:05
Takimin e liderëve e kam thirrur me qëllim që me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend...

Takimin e liderëve e kam thirrur me qëllim që me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të bisedojmë për ardhmërinë evropiane të vendit, dhe për të gjitha vendimet që duhet t’i miratojmë me një konsensus të gjërë shoqëror dhe politik, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai njëherit u shpreh i bindur se partitë politike do të japin përkrahje për sjelljen e vendimeve të shpejta dhe kualitative në Kuvend.
Kryeministri ka sqaruar se një pjesë e bisedimeve do të jetë rreth skrining procesit që zhvillohet pas konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE. Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike thekson Kovaçevski.
“Rajoni Ballkanit Perëndimor, vendi ynë janë pjesë e aktiviteteve të BE-së dhe në janar do të marrim pjesën e parë të 80 milion eurove për përballje me krizën por edhe një shumë të madhe mjetesh financiare me qëllim të tranzicionit energjetik të vendit. Poashtu, shteti ynë është rrugëkryq i gazësjellësve të rinjë, terminaleve të rinjë që po ndërtohen në rajon që poashtu duhet të jetë ndër prioritetet e shtetit tonë lidhur me miratimin e vendimeve. Tërë kjo paraqet një kompleks të integrimit të vendit tonë në BE, prandaj duhet të bisedohet me të gjitha partitë politike të cilat jam i bindur se do të japin përkrahje në miratimin e vendimeve të shpejta dhe kualitative në Kuvend.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mickovski për takimin e liderëve të hënën: Do të shkoj, por qëndrimet politike s'i kam ndryshuar
Ndërkohë Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickovki konfirmon pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve të hënën me ftesë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, sepse ai e konsideron partinë e tij të përgjegjshme dhe shtetformuese. Ai thotë se është i gatshëm të bisedojë për temat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, që sipas tij janë kriza energjetike, inflacioni dhe varfëria që ka kapluar popullin, por jo edhe për ndryshimet kushtetuese dhe integrimet. Ripërsërit se pa garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identiteitn maqedonas nga kushtëzimet e ardhshme të Sofjes, VMRO-DPMNE nuk do t'i votojë ndryshimet kushtetuese.
“Do të vij në takimin e liderëve dhe do të them shkurt dhe qartë. Jo përmes komunikatave apo brifingjeve përmes të cilave qeveria e paralajmëroi këtë takim. Arsyeja më reale për çka një takim liderësh do të kishte përmbajtje është biseda për problemet reale të popullit i cili është i urritur, ndërkaq në të gjithë, opinioni, dalje shohim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërkaq, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur, për shkak se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë nën këto rrethana dhe pa garanca për të ardhmen tonë evropiane, të mbrojtura nga kushtëzimet e ardhshme nga Bullgaria. Përsëris, pa garanca të tilla për identitetin dhe gjuhën maqedoanse, nuk do të ketë ndryshime kushteutese.”, tha lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Nga ana tjetër, nëse hapen ndryshimet kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. Kuvendi republikan duhet të sigurojë dy të tretat e votave, numra të cilat nuk i ka pushteti dhe kjo është arsyeja e ftesës së kryeminstrit për takim liderësh.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
