Botë

Rusi, 15 të vdekur në një klub nate

05.11.2022 18:22

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një klub nate në Rusi.....

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një klub nate në Rusi.

Sipas raportit policor, të paktën 60 persona pësuan djegie. Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se 250 persona ishin evakuuar nga ndërtesa pasi u përfshi nga zjarri. Gjithashtu, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, i identifikuar si Stanislav Ionkin/23 vjeç me dyshimin se shkaktoi zjarrin. Zjarri gjatë natës në lokalin e njohur mund të kishte filluar pasi një burrë i dehur qëlloi me një “armë flakësh” në pistën e vallëzimit. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se pesë orë për të vënë nën kontroll flakët.