Botë
Sulmi me bombë zjarri në Dover i motivuar nga ideologjia terroriste
05.11.2022 19:14
Policia britanike tha se provat treguan se një sulm në Dover më 30 tetor, kur bomba me benzinë...

Policia britanike tha se provat treguan se një sulm në Dover më 30 tetor, kur bomba me benzinë u hodhën në një qendër emigracioni, ishte i motivuar nga një ideologji terroriste, veçanërisht nga një ideologji e "krahut të djathtë ekstrem".
“Veprimet e të dyshuarit ishin të nxitura kryesisht nga një ideologji ekstremiste. Kjo plotëson pragun për një incident terrorist”, tha Tim Jacques, Koordinator i Lartë Kombëtar për Policimin Kundër Terrorizmit në një deklaratë të shtunën.
