FSSH organizoi aksion për dhurimin e gjakut

26.01.2015 17:25

Fondit i Sigurimit Shëndetësor në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë dhe Institutin për Transfuziologji kanë organizuar një aksion për dhurimin e gjakut..

Krahas të punësuarve, aksionit i është bashkangjitur edhe drejtori i Fondit, Xhemali Mehazi. Dhurimi i gjakut shpreh shkallën më të lartë të solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, ngjyra, përkatësia kombëtare dhe fetare, deklaroi me këtë rast Mehazi.

“Ky aksion u përkrah me një ritëm të lartë nga ana e të punësuarve tanë nga të gjitha njësitë rajonale dhe të punësuarit në qendër. Janë paraqitur deri në 100 të punësuar për të dhuruar gjak, deri tani nga 30 njësi. Është një aksion sa fisnik, po aq i rëndësishëm për sistemin shëndetësor në Maqedoni, pasi dihet që gjaku është një produkt jashtëzakonisht i rëndësishëm për pacientët për sistemin e shëndetësisë. Shpresoj që ky aksion të ndiqet edhe nga institucionet tjera, nga ndërmarrjet tjera dhe nga qytetarët”- deklaroi drejtori i FSSh-së, Xhemali Mehazi.

Ky është viti i dytë me radhë që Fondi Shëndetësor e organizon aksionin e dhurimit të gjakut në nivel institucional dhe synon që i njejti të bëhet tradicional. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)